Home / Europa / Hamburg, shpërthim në ish-bunkerin e luftës; 38 të plagosur
Rauch zieht am 04.08.2015 in Hamburg aus einem brennenden Hochbunker. Bei einem Brand und einer Explosion in dem ehemaligen Bunker aus dem zweiten Weltkrieg sind mindestens 21 Menschen verletzt worden. Foto: Daniel Bockwoldt/dpa (zu dpa "Feuer und Explosion - 21 Verletzte bei Brand in ehemaligen Hochbunker" vom 04.08.2015) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Hamburg, shpërthim në ish-bunkerin e luftës; 38 të plagosur

Një zjarr i pasuar nga një shpërthim në një ndërtesë që dikur shërbente si bunker në qytetin e Hamburgut ka plagosur të paktën 38 persona.

Personat në fjalë, sipas autoriteteve gjermane, kanë marrë lëndime të moderuara, kryesisht asfiksim nga tymi, djegie të vogla dhe ndoshta kocka të thyera. Mes të plagosurve janë edhe 12 zjarrfikës.

Sipas burimeve, zjarri ra në një dyqan tapetesh në ish-bunkerin e lagjes Rothenburgort dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët ndodhi shpërthimi. Disa nga zjarrfikësit janë plagosur seriozisht.

“Shpërthimi kishte një fuqi aq të fortë sa që biçikletat që ishin parkuar jashtë godinës u hodhën tutje”, deklaroi një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Në disa kate të ndërtesës ndodheshin të depozituara sasi të konsiderueshme vajrash, por nuk dihet nëse shpërthimi ka ardhur prej andej.

Edhe shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura. Zjarrfikësit evakuuan banorët e mbetur, rreth 60 vetë, të cilët u dërguan në një ambient të sigurt.

Leave a Reply

%d bloggers like this: