Teknologji

Aeroplani më i madh në botë nis fluturimet vitin e ardhshëm

Aeroplani më i madh në botë do të bëjë fluturimin e parë vitin e ardhshëm. Mjeti fluturues me emrin Stratolaunch Carrier po ndërtohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ketë një hapje krahësh prej 117 metrash.

Nëse ky aeroplan do të ulej në mesin e një fushe futbolli, krahët e tij do të shkonin nga porta në portë.

Ky mjet është ide e bashkëthemeluesve të Microsoft, Paul Allen dhe Burt Rutan. Funksioni i tij do të jetë për transport satelitësh me peshë mbi 6100 kg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button