Home / Rajoni / Maqedonia / Tetovë, Ushtria e Maqedonisë në ndihmë të banorëve të goditur nga përmbytja

Tetovë, Ushtria e Maqedonisë në ndihmë të banorëve të goditur nga përmbytja

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ilmi Selami, ka thënë për mediat se Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar pjesëtarët e ushtrisë që t’i dalin në ndihmë popullatës së rrezikuar nga përmbytjet në Tetovë dhe rrethina.

“Ministria e Mbrojtjes, përmes ushtrisë, ka ndërhyrë dhe në terren janë dy togje nga 25 ushtarë. Po ashtu, kemi një ekip nga dy ushtarakë, të cilët me një qen të specializuar për kërkime janë në operacione kërkim-shpëtimi të një vajze të zhdukur”, ka deklaruar për mediat Selami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.