Maqedonia

Shipkovica, fshati që përjetoi tmerrin

Fshati Shipkovicë i Malësisë së Tetovës duket si i dalë nga ndonjë ëndërr trishtuese. Madje, edhe pjesa më e madhe e fshatarëve thuajse ende nuk mund ta pranojnë si të mundshme atë që përjetuan të hënën pasdite.

“Vdekjen e kemi pa me sy, e shihni vetë se çfarë ka ndodhur”, u thotë një banor i këtij fshati gazetarëve që e pyesin për përjetimet e së hënës.

“Nuk kam koment, ka qenë një natë kritike. Kemi dy fëmijë të vdekur të vegjël, njërin e kanë nxjerrë, mundohemi edhe tjetrin ta nxjerrim. 2-vjeçar është fëmija, vajza është pak më e rritur”, pohon për mediat Agim Uzeiri, familjar i dy fëmijëve të vdekur.

Dhe që nga orët e vona të së hënës mbrëma, menjëherë pas marrjes së lajmit për përmbytjet, në fshat ka arritur ndihma e parë.

Drejtuesi i shtabit të krizës së fshatit Shipkovicë, Nijazi Kadria, i falënderon të gjitha institucionet që kanë ardhur për të ndihmuar dhe ndërkohë pohon për mediat se fshati ka nevojë për ushqim dhe ujë.

Raportohet se deri më tani, 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pjesa më e madhe pleq dhe fëmijë të traumatizuar.

Ndërkohë, banorët dhe ushtria janë duke punuar në gjetjen e një fëmijë, i cili nga mbrëmja e së hënës konsiderohet i zhdukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button