Amerika

Debati i republikanëve, përzgjidhen 10 kandidatët që do të marrin pjesë

Debati i parë në “primetime” mes kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve do të mbahet të enjten. Siç ka njoftuar “FOX News”, aty do të marrin pjesë dhjetë kandidatë.

Donald Trump, Jeb Bush, Scott Walker, Mike Huckabee, Ben Carson, Ted Cruz, Marco Rubio, Rand Paul, Chris Christie dhe John Kasich do të jenë pjesë e këtij debati.

“FOX…”, që do të mirëpresë debatin në Klevelend, ka njoftuar se përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të sondazheve nacionale, të cilët u publikuan ditën e martë.

Kandidatët të cilët kanë mbetur jashtë dhjetëshes, do të përballen në një debat në të njëjtën ditë, por më shpejt se debati i mbrëmjes, ose i njohur ndryshe si “primetime”.

“FOX…” ka përdorur pesë sondazhe të ndryshme, të Universitetit të Quinnipiac-ut, Universitetit të Monmouth-it, CBS News-it, FOX News-it dhe Bloomberg-ut, për të nxjerrë “Top 10” kandidatët republikanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button