Home / Rajoni / Maqedonia / Përmbytjet, ambasadori Reka viziton Tetovën: Përkrahje nga qeveria shqiptare
Teuta Arifi, kreu i Komunes se Tetoves, si dhe ambasadori shqiptar ne Shkup, Fatos Reka

Përmbytjet, ambasadori Reka viziton Tetovën: Përkrahje nga qeveria shqiptare

Zonat e goditura nga përmbytjet në Maqedoni janë vizituar nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Ambasadori Reka pa nga afër dëmet e shkaktuara në Komunën e Tetovës, si dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e atyre, që humbën jetën nga kjo ngjarje.

Ambasadori Reka zhvilloi një takim me kryetaren e komunës, zonjën Teuta Arifi, të cilës i shprehu përkrahjen e Qeverisë shqiptare për eliminimin sa më parë të pasojave të krijuara, si dhe i përcolli interesimin e posaçëm të kryeministrit Rama në përballimin e situatës.

Kryetarja e komunës, Arifi falënderoi ambasadorin për interesimin e mbështetjen e Qeverisë shqiptare në këto ditë të vështira për banorët e Tetovës. Ajo theksoi se, përkrahja në të gjitha përmasat, që Qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri Rama i kanë dhënë asaj këto ditë, është më të vërtetë inkurajuese për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.