Ekonomia

Ministri Cani prezanton në komisionin e Ekonomisë ligjin e ri për TVSH-në

 19CANIKomisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nisi të premten shqyrtimin e p/ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, pa praninë e opozitës e cila vendosi bojkotimin e Kuvendit ditën e djeshme pas një incidenti qe u shënua gjatë seancës plenare mes deputeteve. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili prezantoi p/ligjin theksoi se objektivi i përgjithshëm i hartimit të këtij ligji të ri është që të sigurojë përputhshmërinë e rregullave të aplikimit të TVSH-së në Shqipëri me ato të vendeve anëtare të BE-së, për të mos lejuar shtrembërimin e kushteve të konkurrencës dhe për të mos u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mallrave dhe të shërbimeve, duke eliminuar, sa është e mundur, faktorët që mund t’i shtrembërojnë këto kushte, jo vetëm në rrafshin kombëtar, por për t’i paraprirë edhe atij komunitar.

“Ky projektligj, nëpërmjet rregullave të parashikuara qartë, që i përshtaten zhvillimit ekonomik dhe kërkesave të tregut, brenda dhe jashtë vendit, synon të sigurojë një sistem taksimi të unifikuar me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues, midis vendeve të zhvilluara dhe Shqipërinë, një vend që siguron qëndrueshmëri ligjore, fiskale dhe siguri për investitorët e huaj”, tha Cani.

Sipas tij, ligji i ri synon të sigurojë qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, me rregulla të mirëpërcaktuara, të cilat sigurojnë njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së, duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë ligj, përmes parimit të taksimit sipas destinacionit, për shërbimet, sigurohet një sistem taksimi që eleminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së.

Gjithashtu, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë që ofron ky ligj, do të sigurohet mirëadministrimi i tyre. Bazuar në nenin 70, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, brenda fazës së parë, të përcaktuar në nenin 6, të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka detyrimin e përafrimit të legjislacionit në fushën e taksave indirekte, konkretisht Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me acquis në këtë fushë.

Në nenin 98, “Tatimet e MSA-së” është qartësisht i përcaktuar detyrimi se “bashkëpunimi do të marrë parasysh, në mënyrën e duhur, fushat prioritare që lidhen me acquis e Komunitetit në fushën e tatimeve dhe të luftës kundër konkurrencës së dëmshme të tatimeve”.

Në rekomandimet e Progres Raporteve të vitit 2010, 2011, 2012 dhe 2013, në seksionin e Tregut të Brendshëm, strukturat e Komisionit Evropian kanë evidentuar detyrimin e Shqipërisë për përafrim të legjislacionit në fushën e taksave me acquis. Ky projektligj do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button