Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës si i pandehur

Zaev nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës si i pandehur

Udhëheqësi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, nuk është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Shkupit, ku duhej të përgjigjej si i akuzuar për veprën penale “spiunim” dhe “prishje të rendit kushtetues”.

Nga gjykata kanë informuar se, të akuzuarit i është dërguar ftesa në mënyrën e duhur, por ai nuk është paraqitur në sallën e gjyqit, ndaj seanca është shtyrë për në shtator.

Avokati i kreut të opozitës Zaev, Filip Medarski ka deklaruar se, klienti i tij nuk do e respektojë detyrimin për shkaqe objektive, pasi rasti “Puç” do të trajtohet nga prokurori i ri special në Maqedoni.

Faktikisht, edhe kohë më parë Zaevi pati deklaruar se nuk i beson gjyqësorit të Maqedonisë, ndaj dhe do ta bojkotonte këtë proces gjyqësor.

Para godinës së gjykatës, ku duhej të fillonte ky proces gjyqësor, ishin mbledhur një grup i përkrahësve opozitarë për të mbështetur Zoran Zaevin.

Të pandehurit për rastin “Puç” janë akuzuar për spiunazh dhe dhunë kundër përfaqësuesve më të lartë shtetërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.