PolitikaPresidenciale

Nishani shpreh ngushëllimet për jetët e humbura në Tetovë

Presidenti i  Republikës Bujar Nishani pati sot një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së cilës i shprehu në emrin e tij personal dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë keqardhjen për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.

Presidenti Nishani i përcolli kryetares Arifi të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë.

Sakaq, për Kreun e Shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndjera i drejtohen familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore, ndërsa ai nënvizoi besimin e tij në angazhimin e plotë të autoriteteve vendore dhe qendrore për tejkalimin e të gjitha pasojave të krijuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button