Home / Europa / Konservatori Andrzej Duda merr zyrtarisht postin e presidentit

Konservatori Andrzej Duda merr zyrtarisht postin e presidentit

Presidenti i ri i Polonisë, Andrzej Duda juristi konservator 43 vjeçar i partisë populiste “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) i Jaroslaw Kaczynsk-ut u betua sot në ceremoni zyrtare para deputetëve dhe senatorëve në Varshavë.
I zgjedhur në muajin maj pas procesit të zgjedhjeve të përgjithshme, Duda i zuri vendin kundërshtarit liberal Bronislaw Komorowski.
Gjatë deklaratës në vijim të betimit, kreu i ri i Shtetit i bëri thirrje NATO-s për më tepër mbështetje ndaj vendit të tij dhe Europës Qendrore dhe Lindore si dhe prezencë më të gjerë në këtë pjesë të kontinentit.
“Na nevojitet garanci më e gjerë jo vetëm në Poloni por gjithashtu në cdo skaj të Europës Qendrore dhe Lindore, në këtë situatë të vështirë gjeopolitike”, u shpreh ai referuar politikës agresive të Moskës në Ukrainën fqinje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: