Home / Intervista / Drejtori i ‘The Economist’: Putin nuk na pelqen, Obama një zhgënjim i madh

Drejtori i ‘The Economist’: Putin nuk na pelqen, Obama një zhgënjim i madh

John Micklethwait është Drejtor i The Economist. Qendra ndodhet në një ndërtesë moderne në qendër të St. James. Janë zyra të vogla dhe të thjeshta. Micklethwait ka punuar tek The Economist për 25 vjet, përpara se të merrte drejtimin. Ka shkruajtur disa libra me kolegun e tij Adrian Wooldridge: kohët e fundit kanë botuar: “Revolucioni i katërt: gara globale për të ribërë shtetin”

Në librin tuaj, ju thoni se koncepti i shtetit duhet ndryshuar. “Krasitje shtetit dhe rivitalizim i demokracisë”. A është e mundur?

Po, për shkak të dy faktorëve: historia dhe teknologjia. Në profilin historik, shteti perëndimor ka kaluar tre revolucione të mëdhenj. I pari në shekullin XVII, kur princërit europianë ndërtuan shtetet e centralizuar. I dyti në fundin e shekullit XVIII dhe fillimin e XIX. Filloi me revolucionin amerikan dhe francez, për t’u përhapur në të gjithë Europën me reformat liberale. Revolucioni i tretë i madh ka qenë krijimi i shtetit modern asistencial.

Dhe për sa i përket teknologjisë?

Interneti ka revolucionarizuar çdo gjë që ka prekur, që nga tregu i botimeve, deri tek shitja me pakicë. Do të ishte e çuditshme nëse nuk do të revolucionarizonte edhe shtetin. Revolucioni internetian po i heq shtetit një prej fuqive të tij më të mëdha – zotërimin e një numri informacionesh, superior ndaj çdokujt tjetër. Gjërat duhet të ndryshojnë, për t’u garantuar të varfërve arsim më të mirë, ndihmë shëndetësore, shërbime publike. Në Singapor, asistenca publike ka një cilësi më të lartë me një të dhjetën e kostos. Amerika ka një sistem skolastik shumë më të keq krahasuar me Suedinë, Poloninë apo Singaporin.

Kush po ndryshon?

Suedia, Singapori, Quebec-u, Britania e Madhe. Në Britaninë e Madhe është reduktuar pesha e shtetit, pa shkurtime të dukshëm. Qytetet ndryshohen më kollaj. Një shembull është krimi. Të dhënat tregojnë se numri i krimeve është ulur shumë.

90520Cfarë lloj shteti do të donit? 

Dua një shtet liberal. Një shtet të vogël pragmatist, i cilli ruan supremacinë e individit, por liberal jo libertar: jam i lumtur që ekziston një shërbim shëndetësor kombëtar.

Cfarë do të thotë të jesh Drejtor i The Economist? 

Këtu të bëhen duart “pis”. Nuk kemi bashkëpunëtorë të huaj dhe nuk i firmosim individualisht artikujt. Pjesa më e madhe e ideve të mira vjen nga poshtë. Për një të përjavshme është e rëndësishme të ofrojë një produkt shumë të kuruar, që të krijojë një ide të gjithçkaje që ndodh në botë. Ne vazhdojmë të besojmë se grupi është një vlerë e shtuar.

Cilët janë lexuesit tuaj? 

Personat e interesuar për idetë. Por të njëjtët lexues mund të blejnë revistën The Economist, ashtu si mund të blejnë revistën People. Duan që t’i përziejnë zhanret. Sot, niveli i lartë është në rritje, gjithnjë e më shumë njerëz udhëtojnë, shkojnë në universitete.

Ecën mirë revista? 

Fitojmë 60 milionë stërlina në vit sepse kemi shitje të mira. Kur u bëra drejtor isha i bindur se interneti do të ishte një uragan që do të hidhte tutje revistat. Gabohsha. Njerëzit donin një filtër, shitjet e edicionit të shtypur të revistës janë rritur. Në Amerikë, lexuesit e revistës në iPad apo Kindle janë po aq sa edhe ata që preferojnë letrën. Të rinjtë, studentët, preferojnë revistën e shtypur.

Keni bërë fushatë kundër Berluskonit kur ishte në pushtet? 

Kemi thënë që ishte i papërshtatshëm për të qeverisur Italinë. Disa italianë erdhën e na thanë që ai do të ndryshonte Italinë. E pranuam konceptin, por kemi thënë që ishte i interesuar vetëm të mbronteinteresat e tij. Në fund, për Italinë ishte i kotë dhe sot askush nuk del të flasë në mbrojtje të tij.

Po Putini? 

Nuk na pëlqen. Ka lejuar që miqtë e tij të grabisin shumë, dhe duke lënë mënjanë gazin, industria ruse është në gjendje të mjerë.
Kina? 

Jam i impresionuar nga ajo që kanë arritur të bëjnë, Kina është sërish konkuruese dhe po njek gjurmët e Singaporit.

Po Amerika? 

Obama nuk është një katastrofë, por është një zhgënjim i madh. Do të pendohet që e shtyu zgjedhjen e reformës së të drejtës fiskale që u propozua nga komisioni Simpson-Boëles. Do të pendohet edhe që nuk ndërhyu në Siri. Ka bërë një gabim. Nëse je një superfuqi, nuk mund të ndalesh. Bushi bëri shumë – tepër – Obama shumë pak. Edhe për kujdesin shëndetësor.

A do të jetë Hillary presidentja e ardhshme? 

Po, mund t’ia dalë. Ka 80 përqind shanse që të jetë kandidatja demokratike dhe 70 përqind shanse që të fitojë zgjedhjet. Ndoshta do të ishte gjëja më e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.