Kronika

Pasdite hapet tuneli i Elbasanit për automjetet

Qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan do të rinisë pasditen e sotme. Burime zyrtare nga Ministria e Transporit dhe Infrastrukturës bënë të ditur për ATSH-në se tuneli i Elbasanit do të hapet pasditen e sotme.

“Prej orëve të pasdites qarkullimi i mjeteve do të bëhet nëpërmjet tunelit”, thanë burimet.

Nga data 1 gusht  do të kenë përfunduar plotësisht punimet në segmentin rrugor nr 3 Segmentin Nr.3 (nga dalja e Tunelit të Krrabës deri tek rrethrrotullimi Bradashesh), që solli bllokimin e autostradës, ndërsa deri në fund të vitit pritet që të kenë përfunduar punimet në autostradë.

Rruga e re Tiranë-Elbasan u bllokua në 25 qershor për shkak të punimeve në segmentin Bradashesh-Tunel. Si rezultat i punimeve që po kryheshin lëvizja e mjeteve është bërë në rrugën e vjetër që kalon nga Qafë Kërraba.

tuneli

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button