Teknologji

Printimi i ilaçit të parë 3D i hap rrugën mjekësisë inovative

Ndërsa arkitektët po printojnë shtëpi të vogla plastike, stilistët e fustaneve të formave të çuditshme dhe kompanitë e ushqimit hamburgerë revolucionarë, duket se përpara nesh shtrihet një e ardhme plot të reja të panjohura.

Lajmi më i fundit është miratimi i ilaçit të parë të printuar 3D, gjë që sugjeron se shkenca ka shumë për t’i dhënë jetës së përditshme, por edhe sfidave të mëdha të njerëzimit.

Zhvilluar nga kompania farmaceutike me bazë në Ohaio “Aprecia”, ilaçi i sapoprintuar quhetSpritam Levetiracetam, i cili kontrollon krizat që sjell epilepsia.

Miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve këtë javë, ilaçi kombinon teknologjinë “ZipDose” të kompanisë, e cila përdor printimin 3D për të krijuar një ilaç më poroz. Për nga struktura, ilaçi shpërbëhet më shpejt kur bie në kontakt me lëngjet, duke e bërë atë më të lehtë për t’u përtypur në doza të mëdha sesa në një tablet të zakonshëm.

Procesi i printimit 3D gjithashtu lejon shtresat e mjekimit të paketohen më ngushtësisht në doza të përpikta dhe tregon për të ardhmen drejt mjekësisë më të personalizuar.

Pilulat e personalizuara 3D mund të porositen sipas dëshirës së klientit, bazuar në nevojat specifike të tij, në vend që të jetë një ilaç që u përputhet të gjitha llojeve të pacientëve.

“Për 50 vitet e fundit, ne kemi prodhuar tableta në fabrika dhe i kemi çuar më pas ato në spitale”, tha dr. Mohamed Albed Alhnan, një lektor i farmaceutikës në Universitetin Qendror të Lankshirit. “Për herë të parë, ky proces nënkupton se ne mund të prodhojmë tableta më afër me pacientin”.

Duke bërë rregullime të vogla në softuerë përpara printimit, spitalet mund të saktësojnë dozat për pacientët e veçantë, një proces personalizimi që në forma të tjera është shumë i shtrenjtë.

Teknologjia e pilulës poroze mund të ketë gjithashtu përfitime të rëndësishme për ilaçe të tjera, sipas Marvin Rorick, një neurolog. “Sipas eksperiencës sime, pacientët dhe ata që kujdesen për ta shpesh e kanë të vështirë të ndjekin një regjim trajtimi”, tha ai.

“Qoftë kur përballen me një problem me përtypjen apo kur kanë vështirësi të përditshme me ‘luftën’ për t’ia dhënë ilaçin një fëmije, zbatimi i marrjes së rregull të ilaçit bëhet i vështirë”, thotë ai.

Veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, ofrimi i mundësive që pacientët t’i marrin mjekimet sipas recetës është shumë e rëndësishme për të menaxhuar çdolloj sëmundjeje.

Ndërsa printimi 3D tanimë është përqafuar në shumë fusha të mjekësisë, nga printimi i kockave te rindërtimi i dhëmbëve dhe impiantet e tjera dentare, si dhe prodhimi i protezave të personalizuara, kjo është hera e parë që teknologjia është miratuar për prodhimin e ilaçeve dhe nuk do të jetë hera e fundit.

Kërkuesit nga shkolla e Farmacisë në Londër janë marrë me zhvillimin e një teknike të printimit 3D të pilulave në forma të ndryshme, nga piramidat te rrethoret, duke përdorur një teknikë të veçantë.

Format e ndryshme, që mund të jenë të vështira për t’u prodhuar duke përdorur teknikat standarde të prodhimit, kanë normë të ndryshme të ilaçit.

Kërkimi i hulumtuesve ka zbuluar se përqindja e çlirimit të ilaçit pas përtypjes së pilulës varet jo nga sipërfaqja, por nga norma sipërfaqe vëllim.

Një pilulë në formë piramide për shembull, e çliron një ilaç më ngadalë sesa një kub apo një sferë, duke lejuar kështu kontrollimin e absorbimit nga ana e mjekëve.

Ndërsa pilula Spritam përdor ngjashmërisht printimin 3D për të ndryshuar strukturën e pilulës, kërkime të tjera janë marrë me mënyrën se si teknologjia mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja në nivel molekular.

Profesor LeeCronin nga Universiteti Glasgou ka punuar prej kohësh me një “chemputer”, një lloj i setit kimik të printimit 3D, i cili është i programuar për të bërë reagime kimike dhe për të prodhuar molekula të ndryshme.

Duke e përshkruar procesin si të ngjashëm me atë që kompania Apple bëri për muzikën, ai parashikon një botë ku pacientët do mund të shkarkojnë receta për ilaçet dhe t’i printojnë ato në shtëpi.

Në të ardhmen, sugjeron ai, ne nuk do të blejmë më ilaçe në këtë mënyrë siç po i blejmë tani.

*Burimi: Dialy Mail

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button