Home / Europa / Sondazh – 78 për qind e studentëve duan të largohen nga vendi

Sondazh – 78 për qind e studentëve duan të largohen nga vendi

 zzz185Të paktën 78 për qind e studentëve francezë kanë në plan të lënë vendin e tyre për të punuar jashtë shtetit. Ky është rezultati i dalë nga një sondazh i realizuar nga instituti Ifop për llogari të gazetës ”Le Figaro – Etudiant”. Në përgjithësi, studentët francezë janë të sigurtë për planet e së ardhmes. Dhe 63 për qind kanë thënë se janë shumë optimistë. Por, gjysma e të anketuarve u shprehën se janë mjaft pesimistë për të ardhmen e tyre në Francë. ”Një gjendje shpirtërore e kombinuar me ambicien për të pasur përvojë ndërkombëtare dhe me shpirt aventuresk, prek dukshëm dëshirën e tyre për të kërkuar të ardhmen diku tjetër. Më shumë se dy të tretat e nxënësve kanë në planë të studiojnë jashtë vendit dhe 78 për qind e tyre të largohen e të lënë vendin për gjetjen e një pune jashtë shtetit”, thuhet në sondazhin e Ifop-it

Leave a Reply

Your email address will not be published.