Amerika

James Holmes dënohet me burgim të përjetshëm

Autori i vrasjes së 12 personave në një kinema në Aurora, James Holmes është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht.

Vendimi është dhënë nga një juri në shtetin amerikan të Kolorados, që në të vërtetë ka vendosur t’ia falë jetën 27-vjeçarit, pasi prokurorët kishin kërkuar dënim me vdekje.

Mbrojtja e Holmes edhe njëherë paraqiti fakte që, sipas tyre, dëshmojnë se ai në momentin e kryerjes së vrasjeve kishte probleme mendore.

Mirëpo, ashtu si prokurorët, edhe juria hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes, duke thënë se pavarësisht gjendjes mendore, ai është përgjegjës për vrasjet.

Nëse juria do të kishte qenë anonime, ai mund të ishte dënuar me vdekje.

Në muajin korrik, Holmes u shpall fajtor për 164 akuza për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykimi i tij zgjati 49 ditë, ndërsa dëshmuan mbi 250 dëshmitarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button