Teknologji

SHBA, hotelet përdorin robotë për shërbimin e dhomës

E ardhmja në shërbimin e dhomës janë robotët dhe disa hotele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zëvendësuar tashmë njerëzit me makineri.

Crowne Plaza San Jose dhe Aloft Hotels po përdorin robotë me emrin Dash, të cilët janë rreth 90 cm të gjatë dhe me peshë rreth 45 kg.

Këta robotë mund të lëvizin nëpër katet e ndryshme të hotelit me të njëjtën shpejtësi si njerëzit. Për të ngjitur apo zbritur katet, ata janë në gjendje të thërrasin ashensorin duke përdorur një sensor Wi-Fi.

Kur Dash-i vjen në dhomë, ai telefonon klientin për të njoftuar ardhjen e tij, i dorëzon porosinë dhe kthehet në recepsion, ku ka edhe vendin e tij të karikimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button