Maqedonia

Ministria e Financave ndanë 3.6 milion euro subvecione për bujqësi

Ministria e Financave e Maqedonisë ka lëshuar 227 milion denarë apo 3.687.782 euro për subvencione për 8711 bujq.

Për prodhimin dhe shitjen e qumështit të dhenve, lopëve dhe dhive janë lëshuar mjete për 8562 bujq ku janë ndarë 206 milion denarë, siç njofton Ministria për Financa.

Për bagëtitë, ku përfshihen dhitë dhe dhentë e sëmura janë ndarë 3 milion denarë. Gjithashtu nga Ministria e Financave kanë informuar se kanë paguar edhe 1.4 milion denarë për plantacionet me të mbjella. Ndërsa për përkrahje të të mbjellave janë ndarë 2.2 milion denar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button