Home / roze / Jennifer Lopez takohet me Michelle Obama-n

Jennifer Lopez takohet me Michelle Obama-n

JLOEmmaSë bashku me vajzën 6 vjeçare, Emma,  Jennifer Lopez ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare për amerikano-latinët, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.

JLO është e njohur për stilin e saj në të veshur, por duket se këtë ia kishte transmetuar edhe vajzës. Këngëtarja dhe aktorja u  fotografua teksa dilte nga hoteli në Nju Jork me 6-vjeçaren që ishte veshur thuajse identik me të ëmën. Me to ishin edhe motra e Lopez, Lynda.

Artistja shpërndau edhe një “selfie” në Instagram me Zonjën e Parë  të Amerikës, Michelle Obama, duke shkruar, “Me and my girl”. Vetë Zonja e Parë kishte veshur një fustan të bardhë me motive të luleve ngjyrë blu nga koleksioni pranverë/verë 2014 i stilistes Tanya Taylor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: