Home / roze / Scarlett Johansson nderon Marilyn Monroe

Scarlett Johansson nderon Marilyn Monroe

scarletmarilynVitin e kaluar Scarlett Johansson u cilësua nga “Harper’s Bazaar” si imazhi i Marilyn Monroe-s moderne, gjë që e ka shtyrë aktoren të rikthejë përmes një reklame ikonën e sensualitetit.

29-vjeçarja Johansson ka risjellë bukurinë klasike hollivudiane në fushatën e re të make up-it të Dolce&Gabbana. “Xhirimet shkuan mirë dhe ishte pak a shumë si një film i shkurtër. Ishte e papritur por u kënaqëm shumë që nderuam figurën e Marilyn”, tha ajo për revistën “People”.

“Ideja ishte që të jepnim një ndjesi moderne, por edhe klasike dhe të risillnim imazhin e Hollivudit të dikurshëm, por që është ende i freskët”, vijoi ajo.

Fushata publicitare u xhirua në Paris, qytet që siç tha vetë Scarlett, është kthyer në shtëpinë e saj. Aktorja është fejuar me gazetarin francez, Romain Dauriac dhe çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.