Home / roze / Balotelli, foto me armë në Instagram

Balotelli, foto me armë në Instagram

BalotellimearmeTë martën në mbrëmje Mario Balotelli ka postuar në Instagram një foto më armë në dorë drejtuar të gjithë atyre që e kanë kritikuar, sepse edhe komenti që ai ka shkruar ishte, “një puthje për të gjithë ata që më urrejnë”.

Një gjest provokues ky i Supermarios, i cili duket se është këshilluar nga dikush që ta heqë foton, gjë që ka ndodhu më pas, por kur ka qenë tepër vonë.

E gjithë kjo ka ndodhur pikërisht në ditën kur është prezantuar Inzaghi si trajner i Milanit dhe ka thënë, “Balotelli do të jetë një shembull”. Duket se durimi në radhët e Milanit ka përfunduar dhe ky është një tjetër problem i shtuar për trajnerin e ri që ka marrë drejtimin e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.