Home / Teknologji / Samsung, “Live Broadcast” për të parë video live

Samsung, “Live Broadcast” për të parë video live

Në kuadër të shërbimeve streaming video të smartphone-ëve, për momentin aplikacionet si Periscope dhe Merkaat, Samsung lançon Live Broadcast. Nuk është një aplikacion i ri në fakt, por një funksion tek pajisjet e reja Galaxy S6 Edge + dhe Note5.

Ky funksion do të transmetojë në mënyrë direkte videot e YouTube. Një ditë më parë Samsung nxorri në Nju Jork dy pajisjet e reja, dhe bashkë me to vijnë dhe funksione mjaft interesante. Mes tyre është dhe Live Broadcast, me të cilin mund të shohësh videot e YouTube pa pasur nevojën e shkarkimit të aplikacioneve si Periscope apo Merkaat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.