Home / roze / Kompozitori Sakamoto: Kam kancer në fyt

Kompozitori Sakamoto: Kam kancer në fyt

kompozitori1Ryuichi Sakamoto, kompozitori i madh japonez që ka fituar çmimin Oskar me filmin “Perandori i fundit”, ka dhënë një lajm shokues: “Kam kancer në fyt dhe duhet të kurohem”.

Artisti 62-vjeçar ka anuluar të gjitha angazhimet për vitin 2014 dhe me një letër të gjatë dedikuar të gjithë admiruesve dhe bashkëpunëtorëve, ai i kërkon falje duke i kërkuar që të kenë durim.

Pasi mori rezultatet e analizave në Nju Jork, kompozitori mori vesh lajmin e hidhur që në fillim dukej thjesht si një bezdisje në fyt.

Sakamoto është duke u kuruar në Nju Jork, por nuk ka komunikuar stadin e sëmundjes dhe kurën që po përdor.

“Jam i dëshpëruar që po i shkaktoj dhimbje shumë personave. Pasuria e parë dhe e paçmueshme është shëndeti dhe ky ishte vendimi im që të largohem nga angazhimet dhe të rikthehem i shëndetshëm”, shkruan kompozitori në faqen e tij zyrtare.

Ndërsa, përsa i përket angazhimeve publike, i pari që është anuluar është më 19 korrik, ku kompozitori  do të ishte drejtor i “Sapporo International Art festival”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.