Home / Teknologji / Një shishe e re plastike për birrën…për të mbrojtur shijen

Një shishe e re plastike për birrën…për të mbrojtur shijen

Një kompani japoneze ka ndërmarrë një hap përpara për zgjidhjen e një problemi të hershëm për prodhuesit e birrës: pamundësia për t’i shitur në shishe plastike.

Mitsubishi Plastics Inc. thotë se ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e shisheve plastike një-litroshe, Kirin Co. Shishja përfshin një veshje të veçantë për të mos përkeqësuar cilësinë e birrës.

Teksa disa kompani të prodhimit të birrës kanë eksperimentuar me përdorimin e shisheve plastike, kjo është një gjë e rrallë për prodhuesit e mëdhenj të birrës në Japoni, thotë për “Wall Street Journal” një zëdhënës i Mitsubishi Pastics.

Shishet plastike janë më të lehta dhe më jetëgjata se shishet e qelqit, por ato njihen gjithashtu edhe për depërtimin e gazrave, përfshirë oksigjenin dhe karbonin, që prishin shijen e birrës.

Shishja e re e Mitsubishi Plastics përdor një film të hollë karboni brenda tij që e bën 10 herë më të mirë në parandalimin e humbjes së oksigjenit, shton  zëdhënësi i kompanisë.

Shishet plastike janë përdorur për verën dhe për pijen “sake” në Japoni që prej 2010, por është hera e parë që një prodhues i madh birre pranon t’i përdorë ato për birrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.