Home / Teknologji / WhatsApp Web, tani i disponueshëm edhe për iPhone

WhatsApp Web, tani i disponueshëm edhe për iPhone

WhatsApp Web, versioni desktop i aplikacionit më popullor për mesazhe, tani është i disponueshëm edhe për përdoruesit e Apple me sistem iOS.

Kjo do të thotë se përdoruesit e telefonëve të kompanisë Apple mund ta lidhin këtë aplikacion me kompjuterin e tyre, njëjtë si dhe përdoruesit e telefonëve Android, BlackBeryy dhe Windows.

Shërbimi i WhatsApp Web ka qenë i disponueshëm në Google Chrome që nga janari, por përdoruesit e iPhone nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë, për shkak të “kufizimeve të platformës së Apple”.

Gjithsesi, tani të gjithë përdoruesit e iPhone mund të shkojnë në web.whatsapp.com dhe të skanojnë kodin QR dhe të fillojnë të komunikojnë me miqtë e tyre nga kompjuteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.