Politika

Rama: Sesion vendimtar reformash, ndryshimet kushtetuese, drejtësia dhe 21 Janari

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për sesionin e ri parlamentar, për reformat, Samitin e Vjenës, operacionin fiskal, reformat në drejtësi, ndryshimet kushtetuese dhe 21 Janarin.

Kryeministri Edi Rama në statusin e tij ne Facebook shprehet se “Sot me Muhamed Veliun intervista e parë e sezonit për lajmet e TCH; do të jete një sesion vendimtar reformash ne Drejtimin e Duhur”

Me heret, Top-Channel ka zbardhur detaje të intervistës së kryeministri Edi Rama, ku thuhet se “flet për Samitin e Vjenës, ekonominë, duke shpjeguar me detaje operacionin kundër evazionit fiskal, për reformën në drejtësi, ku për herë të parë Rama tregon se çfarë do të ndodhë nëse mazhoranca nuk do të arrijë 93 votat për ndryshimet kushtetuese”.

Kryeministri jep argumentat e tij përse nuk ka probleme brenda koalicionit, reformimin e kodit aktual zgjedhor, mungesën e ndëshkimin te zyrtarëve të lartë në qeverinë Berisha të dyshuar për afera korruptive dhe përse pas 2 vitesh në qeveri mazhoranca e majtë nuk ka zbardhur ende tragjedinë e Gërdecit dhe 21 Janarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button