Teknologji

Facebook kërkon dhe biografinë tonë

Përveç emrit, datëlindjes, që mund të fshihet, fotove dhe shijeve tona të individualizuara falë pëlqimeve që bëjmë në këtë platformë, Facebook mund të nxjerrë shumë shpejt një opsion “krijo një biografi publike”.

E në fakt ky mesazh që shfaqet në disa profile, në formë testimi, që lidhet me rrjetin social nëpërmjet smartphone apo tabletit. Idea e biografisë është e ngjashme me atë të rrjetit tjetër social, LinkedIn, që përdoret më shumë për botën e punës.

“Personalizon përmbajtjet që sheh publiku herën e parë që sheh profilin tënd”, është shkruar në një mesazh, që nëpërmjet një linku fton përdoruesin të përmbushë një shënim të shkurtër me 101 karaktere, më pak se një postim në Twitter.

Bashkë me biografinë, në aplikacionin e përditësuar në smartphone, fotoja e profilit do të vendoset në qendër dhe jo majtas. “Po testojmë një ridizenjim të versionit ët rrjetit social për pajisjet celulare, që sjell përmirësim dhe ofron një prezantim më të mirë të informacionit mbi një person”, ka thënë një zëdhënës i Facebook për faqen TheNewxtWeb.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button