Ekonomia

Operacioni kundër evazionit fiskal, Jaka: Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë

Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë, deklaroi në një konferencë për shtyp se aksioni i qeverisë kundër informalitetit që do të nisë në shtator është shumë i nevojshëm për ekonominë shqiptare pasi “informaliteti dhe evazioni fiskal janë ato që krijojnë korrupsionin”.

“Ekonomia jonë ka shumë probleme, por më i rëndi është informaliteti dhe evazioni fiskal. Këto të dyja bashkë krijojnë korrupsionin. Duhet të jemi të vendosur dhe kritikë ndaj çdo fenomeni që pengon luftën kundër evazionit fiskal”, u shpreh Jaka.

Në lidhje me aksionin qeveritar, kreu i Dhomës së Tregtisë, deklaroi: “Kjo reformë duhet të jetë një proces i zakonshëm i zbatimit të ligjit. Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë. Dhoma e Tregtisë do të jetë e vëmendshme ndaj kësaj nisme ndaj sipërmarrjes shqiptare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button