Politika

Samiti i Vjenës, Berisha: Qeveria shqiptare shmang projektet kryesore

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare shmang projektet kryesore, duke dërguar në samitin e Vjenës projekte që nuk kanë fizibilitetin. Në një bashkëbisedime me gazetarët, z. Berisha tha se projekt kryesor për Shqipërinë është Milot- Prizren.

“Qeveria shqiptare dërgon atje projekte që nuk kanë fizibilitetin. Janë të ndikuara nga elektoralizmi., dhe shmang projektet më kryesore. Unë dua të them këtu se projekti i të gjitha projekteve rajonale për Shqipërinë, Kosovën dhe më tutje është hekurudha Tiranë- Prishtinë, apo më thjeshtë Milot-Prizren. Është kjo hekurudhë që bën që Shqipëria të përfitojë në shkallë maksimale nga pozicioni i saj strategjik”, tha Berisha.

Ai vlerësoi zhvillimin e samitit të Vjenës, një vazhdimësi e nismës së Berlinit. “Ky rajon që u karakterizua nga konfliktet, trashëgoi prapambetjetn e diktaturave dhe pas 20 vitesh nuk kanë një projekt të vetën rajonal europian. Pikërisht kësaj mungese i jep përgjigje më serioze nisma e Berlinit, samiti i Vjenës dhe samitet e tejra që do vazhdojnë”, tha ish kryeministri.

Samiti i Vjenës do të nisë më 26 gusht, dhe në ditën e parë është parashikuar një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm për mosmarrëveshjet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button