Ekonomia

Konkurrenca mes operatorëve rrit përdorimin individual të internetit

Rritja e ndjeshme e investimeve private në fushën e shërbimit të komunikimeve elektronike, po rrit ndjeshëm konkurrencën, duke ndikuar në uljen e ndjeshme të cmimeve dhe zgjerimin e numrit të përdoruesve të Internetit në gjithë vendin.

Në fund të 6-mujorit, arriti në një total 228 mijë familje dhe biznese që e marrin këtë shërbim, me një rritje 9,6% krahasuar me fillimvitin. Sipas të dhënave të AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), rrjetet e shpërndarjes së Internetit mbulojnë më shumë zona, duke afruar akses shërbimi për më shumë përdorues.
Rritja e konkurrencës së fortë mes operatorëve privatë ka ulur ndjeshëm çmimet mesatare. Sot llogaritet që një lidhje interneti-bazë/ muaj arrin në rreth 1200 lekë.

Nga ana tjetër, rritja e numrit të abonentëve po favorizohet nga futja e shërbimeve të integruara, që bashkon telefoninë fikse, internetin dhe televizionin, ku afrohen paketa të leverdishme me një lidhje të vetme, kohëzgjatje dhe çmime shumë më të ulëta, krahasuar me marrjen e veçantë të secilit shërbim.

Në 6-mujorin e parë numri i klientëve që marrin shërbimin e internetit është rritur me 20 mijë familje dhe biznese.
Kompania “Albtelecom” është operatori më i madh i shërbimit të internetit, me rreth 39% të numrit total të abonentëve, por po vihet re, se operatorët e tjerë zënë vend të rëndësishëm në treg, ku të marrë së bashku, zotërojnë pjesë tregu më të lartë se “Albtelecom”-i, që ka fuqi të ndjeshme. Kështu “Abcom” zë 22% të totalit të tregut, ” Tring” zë 13%, “Abissnet” 11%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button