ParlamentarePolitika

Incidenti në parlament, Byroja merr masa për tre deputetët

byroja_parlamentareIncidenti i ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë seancës plenare, ka bërë që me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta të mblidhet byroja parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Byros, Meta u shpreh se pasi është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe pamjet filmike të ngjarjes, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim lidhur me të. Gjithashtu, ai theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm.

Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe në rregullore, Byroja e Kuvendit vendosë të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident. Kështu, deputeti Arben Ndoka është pezulluar për 7 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetit Pjerin Ndreu 3 ditë, ndërsa për deputetin Gent Strazimiri u mor masa vërejtje për herë të dytë.

Kryetari i Kuvendit Meta ftoi gjithashtu të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga grupet parlamentare të shprehen sa më parë në lidhje me Projektkodin e etikës i cili është hartuar nga shërbimet e Kuvendit në bashkëpunim me OSBE.

Byroja e Kuvendit u mblidh sot rreth orën 17:00 për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në seancën e djeshme parlamentare.

Ngjarja:
Ligji për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi përplasje të forta mes shumicës dhe opozitës dhe debati degjeneroi deri në konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka është përplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri.

Ndërkohë që ndje në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Pjerin Ndreu deklaroi se nuk është përfshirë në incident, pasi ka qënë në kafe në momentin e sherrit me Strazimirin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button