Home / Politika / Basha: Rama mohon eksodin sepse nuk ka zgjidhje

Basha: Rama mohon eksodin sepse nuk ka zgjidhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, deklaroi se Edi Rama e mohon ekzistencën e një eksodi të shqiptarëve pasi nuk ka asnjë zgjidhje.

“Duke mohuar këtë eksod, Edi Rama jo vetëm tallet me mijëra kryefamiljarë dhe me aktin ekstrem që bëjnë duke ikur natën nga shtëpitë e tyre, por akoma më keq, tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje”, shkruan kreu i opozitës.

“Ai mund ta mohojë eksodin, por kjo dramë po jetohet çdo ditë nga veriu në jug, në fshat e në qytet. Shkaku kryesor i kësaj arratie tragjike është Edi Rama, keqeverisja e tij në ortakëri me krimin, kriza ekonomike që ka shkaktuar, korrupsioni e hajdutëria që ka mbjellë në çdo zyrë të shtetit”, shprehet Basha.

Në fund, kreu i PD-së shkruan se “vetëm ndarja me këtë qeveri e me këtë kryeministër mund ta normalizojë situatën e ta frenojë eksodin dramatik të shqiptarëve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: