Home / Europa / Nëse punoni ilegalisht në Britani, rrezikoni 6 muaj burg

Nëse punoni ilegalisht në Britani, rrezikoni 6 muaj burg

Njerëzit të cilët punojnë ilegalisht në Angli dhe Uells rrezikojnë deri në 6 muaj burg. Ky është propozimi më i ri që pritet të përfshihet në projekt-ligjin për emigracionin.

Në këtë projekt-ligj, gjithashtu parashikohen masa më të ashpra ndaj restoranteve dhe bizneseve të tjera të cilat punësojnë emigrantë ilegalë, deri në heqjen e licencës.

Ministri i Emigracionit, James Brokenshire ka thënë se qeveria do të vazhdojë të godasë të gjithë ata që abuzojnë me sistemin.

“Nëse keni hyrë në Britani ilegalisht, atëherë ne do t’ju ndalojmë që të punoni, të merrni me qera një shtëpi, të hapni një llogari bankare ose të drejtoni makinën”, u shpreh Brokenshire.

Së shpejti pritet që të nisë aksioni në të gjithë vendin, për të kontrolluar disa biznese apo pallate dhe për të verifikuar nëse ka emigrantë ilegalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.