BotaEuropa

Kriza e emigrantëve në BE, Gjermania: Jo e drejtë ta përballojnë vetëm disa shtete

Për vite me radhë, Bashkimi Europian është munduar ta harmonizojë politikën e azilit, por nuk është e lehtë me 28 vende anëtare, secila me gjyqësorin dhe forcën e saj policore.

Në mënyrë më të detajuar, rregullat që duhen ndjekur i përcjell sistemi i përbashkët europian i azilit, por është tjetër gjë çfarë shkruhet në letër, e tjetër vënia e tyre në jetë në mbarë BE-në.

Parimet themelore për menaxhimin e pretendimeve të azilit përmblidhen në rregulloren e Dublinit. Sipas saj, përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesës rëndon më së pari mbi shtetin anëtar, që luajti rol qëndror në hyrjen apo qëndrimin e aplikantit në BE.

Ky shtet është, në të shumtën e rasteve, vendi ku emigranti mbërrin në fillim, edhe pse nuk ndodh gjithmonë kështu, pasi ka plot raste kur refugjatët lëvizin për t’u bashkuar me familjet e tyre, si për shembull në Britani apo Holandë.

Por kjo rregullore, sot brenda bllokut është burim tensionesh të mëdha. Greqia ankohet se është mbytur me aplikime për shkakun e thjeshtë se shumë emigrantë, më së pari shkelin aty.

Qeveritë e BE-së patën po kështu mosmarrëveshje të thella mbi propozimin për shpërndarjen e barrës së strehimit të azilkërkuesve në bazë të një sistemi kuotash.

Kësaj teme iu rikthyen zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, dhe ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier, të cilat shkruan për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” se, Europa po përballet me një “detyrë brezash”, por “deri tani reagimet nuk përputhen me pretendimin, që ajo duhet të ketë ndaj vetes”.

Sipas dy zyrtarëve të lartë, një shpërndarje e drejtë e refugjatëve është e nevojshme. “Një situatë si e sotmja, ku vetëm disa shtete anëtare mbajnë gjithë përgjegjësinë, është po aq pak e pranueshme sa edhe një sistem, që e shpërndan ngarkesën në mënyrë të njëanshme për vendet që gjenden në kufijtë e jashtëm të BE-së”, argumentojnë ata, ndërsa kanë formuluar edhe një plan prej 10 pikash për zgjidhjen e krizës.

Projekti në fjalë thekson nevojën për kritere të sakta, objektive dhe të kuptueshme, sa i takon kuotave te pranimit për të gjitha shtetet anëtare, në përputhje me performancën e tyre ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button