Ekonomia

Turizmi i aventurës në Parkun Natyror të Korabit dhe shpellën e Jezinës

Shpella e Jezinës është një nga thesaret e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ajo ndodhet në faqen jug-perëndimore të Majës së Kërcules në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit.

Për të shkuar aty, rruga kalon përgjatë Kanionit të Vanave, monument natyre me një pamje befasuese e madhështore. Shpella është edhe “shtëpia” e 4 llojeve të lakuriqëve të errësirës që janë të rrallë në pellgun Ballkanik. Shtegu për tek shpella është i vështirë dhe i mundimshëm.

Për të arritur atje, duhet të kalosh nga Kroi i Kuq, i cili ka ka nisur të pëlqehet jo vetëm nga banorët e fshatrave përreth, por edhe nga shumë vizitorë nga zona të tjera të vendit. Kjo edhe për faktin se deri afër tij ka rrugë makine. Rruga e makinës mundëson drejtimin për ushtrimin e sportit të skive në periudhën e dimrit ku bora fillon herët, që me hyrjen e muajit nëntor.

Numri i vizitorëve është në rritje në këtë zonë sepse vizitorët kanë mësuar edhe për pikat e tjera turistike që ndodhen jo shumë larg. Të tilla janë Kroi i Ramës, Kroi i Kishës dhe Kroi Tatzot, që vizitohen vetëm nga të shpella1pasionuarit pas alpinizmit dimëror. Vendet e përshtatshme turistike janë edhe të tjera si Sasati, pasi në stinën e verës ai mbushet plot me vizitorë që pëlqejnë natyrën dhe aventurën malore. Nuk mungojnë banesat e vogla të barinjve, por edhe biznesmenët vendas po ndërtojnë hoteleri në pyllin e Mështeknave dhe te ura e Lapajve, pranë fshatit Bushtricë.

Me vlera të mëdha turistike janë edhe shpellat si ajo e Lojmeve, e Sasatit dhe Shpella e Kuqe të cilat ndodhen në Gjalicë. Shpellat kanë vlera studimore si për speleologët edhe për amatorët e stalagmiteve dhe stalagtiteve. Në faqen perëndimore të Gjalicës në verilindje të fshatit Krenxë ndodhet Shpella e Lakuriqëve (e lakuriqëve të natës), së cilës i ka mbetur emri kështu se popullohet nga tufa të mëdha lakuriqësh të natës.

Afër Majës së Vogël gjenden Shpella e Madhe dhe Shpella e Vogël. Ngjitur me shpellën e Madhe gjendet Shpella e Malës. Diku afër është edhe Shpella e Pëllumbave, quhet kështu se aty pasi errësohet mblidhen me tufa pëllumbat e egër. Korabi nuk është vetëm një mal i lartë ku kullosin e verojnë bagëtitë, por dhe një tërheqje për shumë turistë të natyrës dhe të aventurës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button