Kosova

Media kosovare: Nuland vjen me mesazhin për vazhdimin e dialogut

Victoria-Nuland1-502x350Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka nisur një turne vizitash në vendet ballkanike për t’u ndalur kësaj të diele edhe në Kosovë ku do të takojë udhëheqësit e vendit me të cilët pritet të diskutojë një sërë çështjesh të interesit të ndërsjellë.
Sipas RTK-së, një ndër çështjet do të jetë situata aktuale pas zgjedhjeve që u vlerësuan të lira dhe të ndershme dhe perspektiva e formimit të institucioneve të reja demokratike që do të udhëheqin vendin në periudhën e ardhshme.
Diplomatja Nuland, sipas një kumtesë të Departmentit të Shtetit, gjatë qëndrimit në Prishtinë do të përqëndrohet edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe në progresin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit mbi normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.
Nuland një mesazh të ngjashëm do të ketë edhe gjatë qëndrimit në Beograd dhe takimit me zyrtarët e qeverisë së re serbe. SHBA do të këmbëngulin që qeveritë e reja si ajo në Prishtinë ashtu edhe në Beograd ‘të zbatojnë në tërësi marrëveshjet e arritura dhe do të vazhdojnë bisedimet për të arritur marrëveshjet praktike që ndihmojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve në të dyja vendet’ .
Ndër çështjet e identifikuara si kërkesa amerikane ndaj Beogradit dhe kusht i mbarëvajtjes dhe vazhdimit të bisedimeve kanë qenë edhe ‘heqja dorë e Serbisë nga kërkesat ndaj pasurisë energjetike të Kosovës’, si dhe ‘mos bllokimi i ndarjes së një numri ndërkombëtar të thirrjes telefonike për Kosovën’.
Në kuadër të turneut të saj në Balkan, Nuland do të qëndrojë edhe në Kroaci, Mal të Zi, në Shqipëri, dhe Maqedoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button