Home / Opinion / 5 shqetësime shqiptare për Konferencën e Vjenës

5 shqetësime shqiptare për Konferencën e Vjenës

Nga Enio Civici

Krahas luftës aksion reformatore kundër informalitetit të shpallur nga ekzekutivi shqiptar, ky i fundit duhet të jetë i përgatitur dhe për një “luftë” influencash dhe përfitimesh që do të zhvillohet në datë 26-27 gusht në Austri. Konferenca e Vjenës, pjesë integrale e të ashtuquajturit proces i Berlinit, është faza e dytë, por jo e fundit, e tentativës perëndimore për të reformuar Ballkanin. Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova do të takohen me nivelet më të larta të Bashkimit Europian. Por teksa u nis si një objektiv Gjerman për të drejtuar integrimin e Ballkanit Perëndimor, vendet anëtare të BE-së e menduan të udhës të kërkojnë shtrirjen specifike të influencës së tyre në të. Për pasojë, disa specifika që nga 28 gushti i kaluar kanë ndryshuar dhe përbëjnë jo vetëm shpërqendrim nga investimet e duhura, por dhe rrezik për realizimin me sukses të procesit. Thuhet se vendimet e marra nga palët e interesit në takimet e 21 prillit 2015 në Bruksel, 22 qershor në Riga dhe takimi më 2 korrik në Vjenë nuk po përçojnë frymën e duhur të bashkëpunimit.

I pari shqetësim, i cili shtrihet në një nga tre arteriet kryesore të procesit dhe konkretisht atij politik, është zbehja e rolit udhëheqës të Gjermanisë. Teksa ëndrra u ravijëzua në zyrat në Berlin, procesi u paragjykua si tentativë gjermane për të rritur praninë në rajonin ballkanik. Pas kontrollit financiar dhe moral të Greqisë, një përqasje e tillë e Gjermanisë nuk do të ishte e pakonsiderueshme. Nëse i referohemi Deklaratës së Përbashkët në Berlin (2014) vitin e kaluar, ka shprehje si: “Qeveria gjermane mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Gjermania është e njohur me përgjegjësinë e saj për një të ardhme në paqe, me stabilitet dhe demokratik të këtij rajoni. Gjermania ka vullnetin të zhvillojë më tej programet dhe strukturat aktuale të mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ndërsa në projekt-deklaratën e përbashkët në Konferencën e Vjenës (2015) mungojnë ndjeshëm paragrafët ku Gjermania merr dukshëm rolin drejtues dhe administrues të këtij procesi. Për këtë mjafton vendimi për fazën e tretë të procesit që do të zhvillohet në Paris në vitin 2016, në shtetin më konkurrent kundrejt Gjermanisë në BE.

Në projekt-deklaratën e BE-së vihet re dhe një ndryshim i qëndrimit kundrejt Ballkanit Perëndimor si përsiatje e vendeve të BE-së për të pasqyruar paqartësitë dhe qëndrimet e tyre të ndryshme. Dëshmia shfaqet në perceptimin kundrejt Kosovës. Në Berlin, Kryeministri Rama u zgjodh për të drejtuar konferencën për shtyp edhe qëndrimet e tij u pasqyruan në deklaratë ku të gjashtë shtetet konsideroheshin të barabarta juridikisht. Në Vjenë, Kosovës i shtohet fusnota e famshme dhe në fund të secilës faqe, ku ajo përmendet, vendoset fjalia: “Ky përcaktim bëhet pa paragjykim për statusin dhe në linjë me rezolutën e 1244 të KS të OKB-së me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare …”. Duke konsideruar faktin se në Vjenë nuk është përcaktuar ende cili nga krerët ballkanikë do të udhëheqë konferencën për shtyp, me ndryshimin e mësipërm, pritet të jetë pikërisht Kryeministri Vuçiç.

Problemi i tretë transferohet në çështjen e energjisë dhe të gazit. Pavarësisht se ministrat dhe zyrtarët e lartë teknikë të energjisë të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së janë takuar ekzaktësisht disa herë, projektet e mëdha duket se po shtyhen. Bllokimi me cilësimin si “projekt dhe angazhim i pa maturuar” për gazsjellësin Adriatiko Jonian (IAP) nga ana e Komisionit Europian, ndoshta i shumëzon me zero përpjekjet e deritanishme për t’i dhënë kontrollin e gazit Shqipërisë si burim i parë për rajonin, duke përfituar nga rrugët e kalimit të TAP.

Çështja e katërt është ajo që lidhet me financimet, të cilat duhet thënë se janë ende të pastrukturuara dhe përkeqësohen më tej me spostimin e Gjermanisë nga drejtimi i procesit e vetme. Kanalet e financimit janë Western Balkans Investment Framework, Western Balkans Fund, Fondet IPA dhe më pas si garantuese për huamarrje janë të zakonshmet BB, FMN, BERZH, Banka Europian e Investimeve. Renditja e dy formave të financimit, kornizë financiare ose strukturë garancie, në mes të minimalisht shtatë kanaleve financiare, e kthen në një sfidë të vërtetë përfitimin. Kjo situatë kakofonie shpeshherë e vazhdueshme për BE-në, do të jetë dhe një pikë që do të ngrihet nga qeveria dhe pala shqiptare në Konferencën e Vjenës.

Shqetësimi i pestë është edhe më konkret dhe lidhet me devijimin e influencave në favor të kaosit ballkanik dhe larg udhëheqjes si e vetme e Gjermanisë. Presioni për ndërlidhje infrastrukturore konsiderohet i paplotë nëse nuk përmenden hekurudhat. Por edhe këtë herë ndasitë ballkanike kanë fituar mbi interesin ekonomik shqiptar. Ndërkohë që janë miratuar si të financueshme dhe të realizueshme linjat hekurudhore Nish – Milot dhe Beograd – Vlorë, nuk u arrit të konkludohej dhe futej në rend të ditës linja Durrës – Lin – Pogradec. Duke konsideruar faktin se e dyta shërben si arterie e rëndësishme e afrimit të popullsisë shqiptare që jeton në Maqedoni dhe Greqi, ndërsa e para kryesisht lidh vetëm Serbinë me detin Adriatik, është i qartë pasqyrimi.

Mungesa e një drejtuesi pa paragjykime që konsideron si të panegociueshëm zhvillimin dhe një grupi drejtuesish me pikëpamje të ndryshme që nuk harrojnë të përfshijnë ndasitë penguese historike po cenon një ndër proceset jetike të dekadës së dytë të shekullit. Rreziku qëndron se procesi i Berlinit nuk duhet të kthehet në ato tituj e nisma që kemi harruar tashmë si vendet e procesit të stabilizim-asociimit, “Ballkan 6” apo dhe nisma e Francës në Samitin BE-WB në vitin 2000.

One comment

  1. MUND TE KETE NJE LEHTESIM PER KOSOVEN. AJO DUHET TE BEJE NDARJEN ADMINISTRATIVE DE VENDIT NE 4-5 PJESE TE MEDHA, ME KESHILL APO KUVEND ME VEHTE DHE KETA TE BEJNE LIGJIN. DUHET BERE NDARJE TERITORIALE SI NE GJERMANI DHE NE FRANCE. NE FRANCE ALSASI U BASHKUA ME KRAHINA (REGJIONE) TE TJERA DHE “HUMBI” DISA PERPARESI. FRANCA KA 13 KRAHINA TE MEDHA. EDHE MINISTRIA E ARSIMIT NE FRANCE BERI NDRYSHIMET NE BASEN E RE TERITORIALE.
    Organisation territoriale de la France
    http://www2.assemblee-nationale.fr/decouvrir-l-assemblee/role-et-pouvoirs-de-l-assemblee-nationale/les-institutions-francaises-generalites/l-organisation-territoriale-de-la-france
    http://www.senat.fr/espace_presse/actualites/201411/nouvelle_organisation_territoriale_de_la_republique_le_deuxieme_volet_de_la_reforme_territoriale_devant_le_senat.html                                                                                                                                                                                                                                                                                         hhttp://www.insee.fr/fr/ffc/docs_ffc/ref/FST15_f_Panorama_Regions.pdfttps://www.lcl.com/guides-pratiques/zooms-economiques/nouvelle-organisation-territoriale.jsp
    http://www.francetvinfo.fr/politique/reforme-territoriale/carte-quelles-seront-les-futures-capitales-des-13-regions-de-france-metropolitaine_875193.html
    http://www.liberation.fr/societe/2015/04/15/quand-l-insee-voit-la-france-en-treize-regions_1241353
     
    http://www.education.gouv.fr/cid87910/calendrier-scolaire-pour-les-annees-2015-2016-2016-2017-2017-2018.html

Leave a Reply

%d bloggers like this: