Moda

Çfarë nuk duhet të lësh pa provuar nga vera?

Sa keq, por në fakt jemi në fund të gushtit. Një pjesë i kanë thënë lamtumirë plazhit dhe pishinave, megjithatë vera nuk ka përfunduar ende. Kështu që mund të gjesh kohën e disa trendeve verore që nuk ke pasur mundësi t’i provosh.

Nëse je edhe ti në grupin e atyre vajzave që vuajnë për rastin “shumë trende, shumë pak kohë”, këtu ke rastin dhe kohën për t’u ndalur. Kështu, zgjero edhe arsenalin e trendeve dhe stileve të veshjeve me këto pesë veshje, para se vera të mbarojë.

Atletet
Këto lloj atletesh kanë qenë super IN për verën, por edhe nëse temperaturat fillojnë të ftohen, me një palë çorape të shkurtra, ato janë shumë komode. Edhe me pantallona të shkurtra, pamja do të duket edhe më interesante.

Fundi xhins me kopsa
Edhe kjo është një veshje, e cila pati një sukses të vërtetë sezonin e verës. Një rikthim i viteve ’70 e bëri këtë veshje mjaft të pëlqyer. Por edhe larg bregut, madje deri në tetor, kur temperaturat janë të freskëta, është veshja më e përshtatshme. Shfrytëzoji këto ditë të fundit të gushtit për ta veshur atë me një bluzë të shkurtër.

Takat me platformë
Çdo gjë që ka të bëjë me këmbët, nënkupton verën. Veshja trendy e kësaj vere ishin edhe këto lloj sandalesh me platformë, të cilat i shikoje gjithandej nëpër plazh. Edhe kur moti të ftohet pak, ato mund të duken shumë stil me çorape dhe me një triko të lehtë sipër. Nëse nuk i ke ende në gardërobë një palë të tilla, ç’po pret akoma?

Fustani i gjumit
Në varësi edhe të vendit në të cilin jeton, pra sa i ngrohtë është akoma moti, provo këtë tendencë të kësaj vere, e cila është mjaft e lehtë dhe praktike, shkruan revista class. Aq më tepër që të jep idenë e plotë të një turisteje. Për paradite, për pasdite, por edhe për mbrëmjet me miqtë, bashkë me një xhaketë xhins krahëve…

Bluza me supet e hapura
Nëse vjeshta ka karakteristikë xhaketat motoriste apo tutat, vera është e njohur për detajet e supit. Është një dhunti që e kanë vajzat fashion, për ta bërë veten të duket më joshëse. Nxito ta veshësh edhe disa ditë, para se të fillosh t’i mbulosh supet në muajt e ftohtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button