Politika

Basha: Dënoj ashpërsisht dhunën e Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka “dënuar ashpërsisht” atë që e quajti “dhunë të Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi”.

Në një postim në Facebook, kreu i opozitës shkroi: “Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcën e INUK-ut atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti. Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashkë me ta për të marrë hapat e duhur me respekt të plotë ndaj vlerave dhe të vërtetave historike, por edhe ndjeshmërive reale të banorëve dhe besimtarëve të Dhërmiut e të gjithë Shqipërisë”.

“Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve”, shton Basha në postimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button