Home / Bota / Presidenti rus, Vladimir Putin në vizitë zyrtare

Presidenti rus, Vladimir Putin në vizitë zyrtare

putin-ne-argjentine1Presidenti rus, Vladimir Putin nisi dje një turne latino-amerikan që do të vijojë në Argjentinë dhe në Brazil, në kërkim të mbështetjes për përballjen me Perëndimin mbi çështjen ukrainase.
Presidenti rus mbërriti sot në Buenos Aires, ku do të takohet me homologen argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner në kuadër të turneut latino-amerikan, njoftoi sot korrespondenti i agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.
Drejtuesit e dy vendeve do të nënshkruajnë disa dokumente dypalëshe mbi promovimin e ndërveprimit ekonomik dhe juridik mes dy vendeve, si dhe mbi bashkëpunimin në fushën bërthamore.
Argjentina është partneri i katërt latino-amerikan i Moskës në kuadër të tregtisë pas Brazilit, Venezuelën dhe Meksikës. Në vitin 2013, volumi i shkëmbimeve tregtare ruso-argjentinase është rritur në 1,5 miliardë dollarë.
Nga Buenos Airesi, shefi i Kremlinit do shkojë në Brail për të marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Më pas, presidenti rus do të marrë pjesë në samitin e gjashtë të BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) që do të zhvillohet në qytetin brazilian të Fortalezas.
Takimi do të përqendrohet veçanërisht në krizën ukrainase si dhe në situatën në Rusi dhe në Lindjen e Mesme

Leave a Reply

%d bloggers like this: