Politika

Basha: Avionët e drogës pushtuan qiellin sapo mori pushtetin dyshja Rama-Meta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat reagoi rreth lajmit të goditjes së një bande narkotrafikantësh pas një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj italiane. Ai tha se “avioni me drogë që u zbulua nga autoritetet italiane, zbuloi dhe krimin e veshur me pushtet”.

“Avionët e drogës kanë pushtuar qiellin, qëkur në krye të vendit është dyshja Rama-Meta. Avioni me drogë që u zbulua nga autoritetet italiane, zbuloi edhe krimin e veshur me pushtet. Në krye të bandës ishte shefi i Burimeve Njerëzore të Policisë së Vlorës, i cili u ripunësua me Rilindjen, pasi ishte hequr në vitin 2007”, tha kreu i PD-së.

“Qeveria është në luftë me qytetarët dhe biznesin, jo me krimin”, shtoi Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button