Politika

PD, Ristani: Ortakëria me krimin ka kapur majat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi se situata në vend është kritike dhe “ortakëria me krimin ka kapur majat”.

Në një deklaratë për mediat, Ristani tha se qeveria po bën propagandë me ca rrënjë kanabis, teksa lejon trafikun nga ajri.

“Qeveria dhe Ministri i Brendshëm vazhdon të fshihet dhe nuk jep asnjë shpjegim pas zbulimit që i bënë autoritetet italiane rrjetit të trafikut të drogës me avionë, dhe pas zbulimit se në krye të kësaj skeme mafioze ishte shefi i tij i Policisë në Vlorë. Qytetarët dhe opinioni publik kërkojnë të dinë se ku e gjeti mbështetjen shefi i personelit të Policsë së Vlorës për të nisur avionë me drogë drejt Italisë? Me kë i ndante ai paratë e këtij biznesi kriminal? Cili deputet apo ministër siguronte paprekshmëri dhe garantonte këtë linjë trafiku të drogës? Si u rikthye në Policinë e Shtetit në këtë post kyç, i përjashtuari nga policia për shkak të lidhjeve me bandat? Kjo është një ngjarje tronditëse që tregon se sa pushtet ka fituar krimi në këtë vend dhe sa shumë i lidhur është me qeverinë. Pa ndërhyrjen e autoriteteve italiane, trafiku do të vazhdonte. Avionët me drogë do të fluturonin të qetë, dhe paratë do të ndaheshin e pasuritë e zyrtarëve do të shtoheshin”, tha Ristani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button