Europa

Poloni, zbulohet treni nazist i mbushur me ar

Autoritetet polake konfirmuan për herë të parë, edhe pse me gjysmë zëri, se treni i mbushur me ar dhe bizhuteri të tjera, që nazistët i rrëmbyen në vitet e Luftës së Dytë Botërore, “mund të jetë gjetur”.

Mjeti ndodhet në një tunel të bllokuar nën një zonë të pyllëzuar në jug-perëndim të vendit, në kufirin mes Polonisë dhe Çekisë.

Drejtuesit vendorë të qytezës Ëalbrzych, që ndodhet pranë zonës ku besohet se qëndron prej 7 dekadash treni, pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë një pjesë të tij. Ata thonë se treni është i një ‘natyre ushtarake’.

Autoritetet polake u bënë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë aventurë, pasi me gjasa zona ku ndodhet treni është e minuar.

Këto raportime mbështesin pretendimet e mëhershme të dy gjuetarëve të thesarëve, një polak dhe një gjerman, që thanë se kanë zbuluar vendndodhjen e trenit dhe në këmbim për këtë kërkonin 10 përqind të vlerës së arit që do të gjendet në të.

Besohet se treni u zhduk në afërsi të qytetit Ëroclaë në vitin 1945, teksa trupat gjermane po humbisnin terren ndaj Ushtrisë së Kuqe.

Vendndodhja e trenit përputhet me gojëdhënat vendase që flasin për një tren të mbushur plot me ar, diamantë dhe armë, që u zhduk në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Besohet se gjatësia e trenit shkon deri në 150 metra dhe ka në bord mbi 300 tonë ar dhe gurë të çmuar që kapin miliarda euro vlerë.

Kjo nuk është hera e parë që gërrmohet për gjetjen e këtij treni. Në të shkuarën janë ndërmarrë një sërë ekspeditash të tilla, por që kanë rezultuar pa sukses.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button