Kronika

Gjirokastër, kapet automjeti me 260 kg drogë, largohet drejtuesi

marijuanePolicia e Gjirokastrës ka sekuestruar 260 kg marijuanë brenda një automjeti. Në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar ‘Erindi’, sektori kundër narkotikëve në policinë e këtij qyteti ka sekuestruar lëndën narkotike te llojit marijuane në automjetin tip ‘Renault’ me targa AA243ED, që po udhëtonte në aksin rural të Lunxhërisë mesnaten e djeshme.

Kur ka pikasur se po ndiqej nga policia drejtuesi i mjetit e ka braktisur atë dhe ëshët larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë..

Policia ka identifikuar transportuesin e lëndës narkotike dhe po punon për kapjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button