Home / Moda / Ralph Lauren – Nga varfanjak në pasanik, udhëtimi i paimagjinueshëm mes miliardave

Ralph Lauren – Nga varfanjak në pasanik, udhëtimi i paimagjinueshëm mes miliardave

Dikur një hiç, sot ai ka 7 miliardë dollarë pasuri. Ralph Lauren përbën një histori suksesi që personifikon plotësisht “ëndrrën amerikane”

Në vitin 1957, në librin e kujtimeve të gjimnazit De Witt Clinton, Ralph Lauren shkroi ‘milioner’ si një nga synimet e tij në jetë. Sot ai ka një pasuri që vlen 7 miliardë dollarë në treg, sipas revistës Forbes, pasi fitoi miliarda nga marka e tij e famshme Polo.

Jeta e thjeshtë

Shumë kohë përpara se të bëhej një ikonë e modës, Ralph Lauren mbante emrin Ralph Lipschitz, djali më i ri i dy prindërve hebrenj emigrantë që jetonin në Bronks.

Kur ishte ende i vogël, ai mësoi t’i shmangej varfërisë në familje duke shkuar në kinema dhe duke e projektuar veten në skenat e filmave më të famshëm të kohës. “Ai hynte në ëndrra me sy hapur nga filmat e asaj periudhe”, thotë Michael Gross, autor i librit për jetën e Ralph Lauren.

Ai e fantazonte veten në ato skena ku luanin burra si Gary Cooper dhe Cary Grant. Ai i shihte personazhet si pjesë të ëndrrave të tij dhe vizioneve që kishte. Kështu, ai jetonte në një botë gjysmë reale dhe gjysmë fantastike. Falë kësaj aftësie, ai pati sukses në industrinë e modës.

Ai u largua edhe më shumë nga origjina e familjes në adoleshencë, e më vonë vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Lipschitz në Lauren, pasi kaloi vite talljeje prej të tjerëve.

Më vonë, pas një shërbimi të shkurtër në ushtri, Lauren u kthye në Nju Jork dhe filloi të punojë si nëpunës për “Brooks Brothers”.

Ndryshimi

ralphlauren-3Më pas ndodhi kthesa në jetën e tij. Një përvojë transformuese, ndjekja e ndeshjes së tij të parë në Polo, ndihmoi të formonte perspektivën dhe të kapte shpirtin e sipërmarrësit.

“Ne kishim përpara syve gjëra të mrekullueshme”, kujton Warren Helstein, miku që e mori atë në ndeshjen polo. “Argjendi, lëkura, kuajt, biondet e gjata me kapela të mëdha dhe shoqëria e lartë për të cilën ne në atë kohë nuk dinim asgjë”, vazhdon Helstein.

Kjo ndodhi e frymëzoi atë të krijojë një markë të klasit të lartë dhe elegante, që me kalimin e kohës u bë “Polo Ralph Lauren”. Me vetëm një diplomë të gjimnazit në xhep dhe disa leksione biznesi, vendimi për të themeluar kompaninë e tij ishte një ndër rreziqet e para që Lauren mori përsipër gjatë karrierës së tij legjendare.

Tjetri ishte dizenjimi i kollareve të gjera shumëngjyrëshe, që në atë kohë ishin të papërshtatshme për modën e kollareve të ngushta dhe të rëndomta.

Qasja radikale ndaj realitetit, i solli atij shumë klientë dhe rreth 500,000 dollarë shitje në vit. Pavarësisht suksesit të shpejtë, Lauren e zgjeroi kompaninë vazhdimisht.

“Ralph nuk e shijon famën e tij i vetëkënaqur për asnjë minutë”, tregon i përkëdheluri i Lauren, John Varvatos. “Ai mund të gëzohet për një çast, por pastaj vazhdon të mendojë për hapin e radhës”.

Kur bëhej fjalë për ide të reja të stilimit, Lauren ruajti thjeshtësinë. Ai parashikonte prodhimin e veshjeve që ai do të donte të vishte; veshje të përshtatshme për një yll kinemaje.

“Mendoja për ato që vishte Cary Grant, të cilat nuk mund të hyje në një dyqan dhe t’i blije”, tha ai në një intervistë për ‘Charlie Rose’ në vitin 1993.

“Ato që prodhoja unë, nuk mund t’i blije. Nuk mund t’i gjeje kurrkund”. Lauren e bëri kompaninë e tij publike në vitin 1997, i pasigurt nëse donte përfshirjen e aksionerëve të tjerë dhe një bord, por ai ende ka nën kontroll 81.5% të fuqisë votuese.

Ralph-Lauren-Net-WorthFëmija që ëndërronte të bëhej një milioner, tani është një i tillë. Në moshën 75-vjeçare, ai jeton suksesin e tij me shtëpi në Xhamajka, në Long Ajlënd, Bedford dhe Manhatan, si dhe një fermë 68 kilometra katrorë në Kolorado.

Ai ka gjithashtu një nga koleksionet më të vlefshme të makinave në botë. “Të tjerë koleksionojnë art, por për mua pronësia e një makine të rrallë dhe të projektuar mrekullisht, është një përvojë e një tjetër lloji”, tha ai për Architectural Digest. “Në fund mund të shijosh si bukurinë e makinës, ashtu edhe udhëtimin për të cilën e përdor”.

Me pasurinë që kap shifrën totale prej 8 miliardë dollarësh, Ralph Lauren është personi i 155-të më i pasur në botë. Lista dominohet nga krijuesi i Microsoft, Bill Gates, me pasuri prej 79.2 miliardë dollarësh.

*Burimi: Business Insider

Leave a Reply

%d bloggers like this: