Home / Teknologji / iPhone 6S, ja risitë në telefonin më të ri të Apple

iPhone 6S, ja risitë në telefonin më të ri të Apple

Më 9 shtator Apple ka organizuar një event në San Françisko për të prezantuar telefonin më të ri iPhone.

Megjithatë, ky event nuk do të organizohet vetëm për këtë qëllim ,pasi pritet të ketë edhe risi të tjera, por iPhone do të jetë në qendër të vëmendjes.

Gjëja e parë që presin të gjithë eskpertët e fushës, është procesori. Mendohet se iPhone 6S do të ketë një procesor më të mirë, të quajtur “A9”. Po ashtu, do të ketë edhe rritje të RAM-it.

Një tjetër risi ka të bëjë me kamerën. iPhone do të ketë një kamerë shumë më të mirë, pasi mendohet se do të ketë 12 megapiksel, ndërsa gjithashtu do të ketë dritë për kamerën përpara.

Ndërkohë, iPhone i ri do të ketë edhe Force Touch, teknologjinë që për herë të parë është përdorur nga Apple në pajisjet MacBook dhe Apple Watch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.