Horoskopi

Horoskopi për datën 1 shtator 2015

Dashi

Ditë e favorshme për kontakte biznesi dhe për të lidhur kontrata të reja. Është mirë nëse arrini të komunikoni me persona të afërm të familjes, të cilët i dinë shqetësimet dhe problemet tuaja. Mendimi i tyre do të ishte i vlefshëm. Përpiquni të shmangni një bisedë të pakëndshme në lidhje me ndjenjat tuaja.

Demi

Duhet të jeni të kujdesshëm. Mos bëni blerje që nuk janë të nevojshme, pasi probabiliteti që të mashtroheni është shumë i madh. Financat tuaja nuk janë shumë të forta, ndaj shpenzimet për gjëra të vogla në këto momente janë të kota dhe të panevojshme.

Binjakët

Mos u merrni me gjëra të parëndësishme, se pastaj bëheni konfuzë dhe i paqartë në ato që doni të realizoni vërtet. Përpjekja për t’u marrë me çështjet e ditës do të rezultojë jo shumë e suksesshme. Mendohuni më mirë para se të ndërmerrni hapa konkretë. Komunikimi me miqtë tuaj do t’ju ndihmojë vërtet shumë për zgjidhjen e disa situatave.

Gaforrja

Sinqeriteti nuk është shumë i nevojshëm sot. Për të arritur diçka që ju e doni me patjetër, duhet të përdorni taktika të tjera me qëllim që gjërat të jenë në avantazh për ju. Mundohuni të mos tregoheni të dobët. Mos ndani detaje të jetës suaj private me njerëz që nuk i njihni për të besuarit tuaj.

Luani

Ju prisni të arrini disa objektiva të mëdha këtë ditë. Rrethanat do të jenë ato që do të tregojnë nëse gjërat janë në favorin tuaj apo jo. Përpiquni të mos bini pre të disa thashethemeve, sidomos nga gratë. Ndaj qëndroni larg tyre nëse nuk doni të keni probleme nesër.

Virgjëresha

Është një periudhë e mirë për të marrë vendime dhe për të nënshkruar kontrata të rëndësishme. Kujdes, sepse aleancat që keni krijuar ditë më parë janë të brishta dhe një fjalë e pamatur i shkatërron ato. Kujdes duhet bërë edhe në fushën e ndjenjave, ku duhet të jeni më të vëmendshëm.

Peshorja

Do të përballeni me disa ndryshime pozitive sot. Jeni gjithmonë i rezervuar pasi keni frikë nga ndonjë mashtrim. Kujdesi që tregoni është gjë e mirë, por jo kushdo që rri pranë jush i ka vënë qëllim vetes për t’ju mashtruar. Sot duhet të dëgjoni edhe shqetësimet e të tjerëve.

Akrepi

Disa paqartësi mund t’ju ndjekin deri në mbrëmje duke ju krijuar paqëndrueshmëri me partnerin tuaj. Ka njerëz që nuk ju duan dhe ju ngrenë intriga. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos lejoni që ata t’ju prishin humorin dhe harmoninë në çift.

Shigjetari

Bashkëpunimi dhe dialogu janë kryefjala e diskutimeve sot për ju. Kjo është gjë e mirë dhe ju mbush me energji pozitive. Me diplomacinë që ju karakterizon, ju mund të finalizoni çdo qëllim tuajin. Duhet të tregoni kujdes se jo vetëm puna do vëmendje, interes duhet t’i kushtoni edhe shëndetit dhe dashurisë.

Bricjapi

Sot rrethanat nuk janë në favorin tuaj dhe kjo do të bëjë që të pranoni rregullat e vëna nga të tjerët. Femrat nuk duhet të merren me çikërrima dhe të shpenzojnë pa hesap. Duhet të interesoheni edhe për financat tuaja që të mos ikin “rrëke”.

Ujori

Duhet të bisedoni me partnerin për t’ju ndihmuar në finalizimin e ideve dhe projekteve tuaja. Mendimi i tij do të jetë i rëndësishëm. Ju jeni paksa i paqartë në lidhje me hapat që duhet të hidhni në punën apo biznesin tuaj. Dhe kjo, ju bën të humbni qetësinë ndonjëherë edhe arsyen.

Peshqit

Kjo është koha më e mirë për ndërtimin e një marrëdhënieje të re. Duhet të gjeni fjalët e duhura në bisedën që pritet të keni me një person të rëndësishëm. Fleksibiliteti dhe peshimi mirë i çdo situate do t’ju bëjë të jeni në qendër të vëmendjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button