Home / Kronika / Sot nis shpërndarja e teksteve për klasat e para dhe gjashta

Sot nis shpërndarja e teksteve për klasat e para dhe gjashta

Sot nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit të cilët këtë vit do të shkojnë në klasat e para dhe të gjashta, e do të ketë libra mësimorë krejt të ndryshëm nga ato që kanë mësuar paraardhësit e tyre.

Nisur edhe nga reforma e ndërmarrë, jo vetëm në strukturën e arsimit bazë, por edhe në reduktimin e teksteve alternative,shitja e teksteve të reja mësimore. Shitja e tyre do të vazhdojë për 14 ditë.

Me anë të një konkursi, MAS ka kërkuar këtë vit tekste të reja mësimore për klasat e para dhe të gjashta,si dhe
ka nxjerrë dhe një katalog me përmbajtjen e teksteve dhe gjithashtu me çmimet përkatëse.

Në listën e librave, duke iu referuar varianteve të së njëjtës lëndë të lëshuara nga shtëpitë botuese, çmimet janë të përafërt, duke mos krijuar diferenca, edhe sikur kusht për përzgjedhjen të bëhej pikërisht vlera monetare e tij.

Kërkesat për libra të rinj këtë vit, për librat shkollorë do të sjellin në fillim të këtij viti shkollor 21 lëndë të klasave të para të gjashta dhe variante të reja të teksteve të Historisë së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.