Ekonomia

Eksportet bujqësore rriten me 2 miliardë lekë

Prodhimi

Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 6-mujorin e parë të vitit 2015, u rritën me rreth 2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, grupi i eksporteve bujqësore ka arritur në vlerën totale të rreth 9.3 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje të ndjeshme me vitet e shkuara, stimuluar kjo nga politikat mbështetëse që po zbaton qeveria për këtë sektor. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet janë regjistruar në vlerën e 7.3 miliardë lekëve. Peshën më të madhe në rritje e kanë pasur konkretisht produktet bujqësore me pothuajse dyfish të eksportit, si p.sh kulturat bostan, domate, tranguj, patate etj. Konkretisht nga 2.9 miliardë lekë, që kanë qenë një vit më parë, në 4.4 miliardë lekë për 6-mujorin e këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button