Europa

Ndërroi jetë ilirologu Aleksandër Stipçeviç

KroaciNë Zagreb të Kroacisë, ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare ilirologu i shquar me prejardhje arbëreshe Aleksandër Stipçeviç.

Njeriu që do të bëhej i njohur si arkeolog, bibliograf, bibliolog, eseist e albanolog, lindi në fshatin Arbnesh të Zarës në Kroaci, më 10 tetor 1930.

Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar në viti 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët”.

Gjatë viteve 1970 – 1973 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës, në katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionimin e tij në vitin 1997.

Ai është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në Kosovë institucionet politike e arsimore ngushëlluan familjen dhe botën akademike me rastin e vdekjes së tij.

Qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire. Me veprën e tij, akademiku Stipçeviç ka bërë vend meritor në historinë botërore. Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare”, thuhet në një telegram ngushëllimi të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button