Home / Kronika / Djeg kullotat e fshatit Dukat i Ri, arrestohet 41-vjeçari

Djeg kullotat e fshatit Dukat i Ri, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi i ka vënë zjarrin një kullote në fshatin Dukat i Ri. Kristo Kutelaj, në vendin e quajtur Fenge, ka djegur me qëllim kullotën e gjithë fshatit, rreth 4 hektarë tokë, duke dëmtuar gjithashtu dhe 50 rrënjë ulliri të vjetër.

Zjarri ka rrezikuar dy banesa që ndodheshin afër kullotës, por me ndërhyrjen e Policisë dhe të zjarrfikëses, nuk ka patur dëmtime të tjera. Lidhur me këtë rast ka nisur procedim penal edhe për xhaxhain dhe djalin e 41-vjeçarit, të cilët kanë ndihmuar Kutelajn në këtë akt kriminal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: